Off topic: Polemikë: Plasari - Korça Αποστολέας σε συζήτηση: Monika Coulson
| Monika Coulson Local time: 03:04 Μέλος από 2001 Αγγλικά σε Αλβανικά + ... SITE LOCALIZER
Dr. AUREL PLASARI
Kush ishte Çatin Saraçi
Çatin Saraçi (1902-1974), bir i një familje në zë tregtare, i formuar me kulturë europiane dhe mendësi perëndimore, bëri pjesë për një ndërkohë të shkurtër në administratën e lartë të mbretit Zog si funksionar diplomatik. Porse ai njihej edhe si një nga miqtë më të afërt, ndoshta dhe intimë, të Ahmetit qysh në të ri. Kur i drejtohet Zogut, ai e quan veten: "Unë, si ish-shoku yt më i ngushtë...".... See more Dr. AUREL PLASARI
Kush ishte Çatin Saraçi
Çatin Saraçi (1902-1974), bir i një familje në zë tregtare, i formuar me kulturë europiane dhe mendësi perëndimore, bëri pjesë për një ndërkohë të shkurtër në administratën e lartë të mbretit Zog si funksionar diplomatik. Porse ai njihej edhe si një nga miqtë më të afërt, ndoshta dhe intimë, të Ahmetit qysh në të ri. Kur i drejtohet Zogut, ai e quan veten: "Unë, si ish-shoku yt më i ngushtë...". Në mjedisin antagonistik të politikës shqiptare të asaj kohe bashkëpunimi Zogolli-Saraçi mbahej aq i padiskutueshëm, sa emri "Çatini" përgojohej edhe për organizimin e vrasjes së Luigj Gurakuqit. Për këto arësye dëshmia e tij për "ish-mbretin e Shqipërisë" vjen edhe më befasuese, pra më tronditëse, për të mos thënë më e denjë për besim. Në një kuptim, para dëshmisë së Çatinit gati-gati duken pakogjë ato çfarë patën shkruar për "mbretin" armiqtë e shpallur të tij: Noli, Konica, Çekrezi etj. Madje duket se mjaft nga tiparet e regjimit zogist dhe të karakterit vetjak të Zogut, që i pati vënë në dukje me të tepërt "historiografia zyrtare", Çatini i ka denoncuar qysh më 1940-n duke ia numëruar me shkrim vetë "figurës".
Thuajse ekzotike ngjan karriera e këtij personazhi në mërgim. Pushtimi i Shqipërisë e zuri Çatin Saraçin në Legatën shqiptare në Londër, si sekretar të parë, dhe ai vijoi të jetonte po në Londër, mbaskësaj si artist. Në kronikat artistike të shtypit të kohës, si dhe në libra dore të historisë së pikturës angleze të mbasluftës, emri i tij figuron ndër përfaqësuesit e impresionizmit anglez, si koleg dhe mik i Oscar Kokoschka-s etj. Ekspozitën e parë vetjake Çatini e hapi mbas luftës, në Redfern Gallery. Në katalogun e ekspozitës shkruhej për të: "Mrekulli ndodhin edhe në thertoren e mbushur agoni, krim dhe korrupsion, që është bota jonë. Ky është mesazhi që përmbajnë veprat e Çatin Saraçit". Në vitet '50 dhe '60 ai hapi edhe dy ekspozita vetjake. Një ekspozitë përkujtimore u çel me 50 punime të tijat më 1975. Ishin punime në vaj, akuarele dhe vizatime, përfshirë peizazhe, natyra të vdekura, portrete. "Ai kishte një ambicje të madhe artistike, por nuk i mëshonte anës publicitare të saj", thoshte për të Dr. Hodin-i në paraqitjen e ekspozitës së 1975-s. Dhe shtonte: "Ishte një mik i dashur, një artist i hollë dhe një ndër personalitetet më të ngjyrshme që kam njohur ndonjëherë. Ishte njeri mondan dhe, në të njëjtën kohë, gjithë urtësi". Piktura e Çatinit lidhet pikësëpari me ekspresionizmin, por ai njihte mirë edhe artin piktorik japonez dhe atë kinez; për këtë arsye Hodin-i vërente se disa ndër kryeveprat e Çatinit janë "lulet".
Një tjetër përhitje ekzotike e personalitetit të tij shfaqet, për shembull, prej librit me kujtime të Lordit Drogheda, me titull Përfitim i dyfishtë (London, Ëeidenfeld & Nicolson). Artist mondan, natyrë versatile dhe shumë inteligjente, mjaft mik me të famshmin Paul Getty, por sidomos "pushtues" grash të famshme, një ëomanizer i vërtetë. "Ime ëmë - shënon vetë Lordi - qe krejt e magjepsur prej tij dhe, ndër të dashurit e shumtë të jetës së saj, ai u bë më i rëndësishmi" (f. 52). Për takimin e parë me të Lordi Drogheda kujton: "Kur ia hodha sytë për herë të parë, qe sikur të kisha pësuar një goditje elektrike" (f. 53). "Baroni Mynhauzen", e quan gjithashtu autori për atësinë e pazakontë që Çatini kishte në të treguar.
Ç'është për ne më e rëndësishme, Çatin Saraçi e la vërtet të shkruar dëshminë e tij për Ahmet Zogun, atë që premtonte në letrën e cila po botohet tani. Një daktiloshkrim i tërë, me titullin Historia e një maskarai (The story of a bad man), ai e depozitoi atë përnjëmend në kasafortën e një Banke të Londrës, prej së cilës tanimë është nxjerrë. Kur ta marrin për duarsh të përkthyer në shqipe, lexuesit shqiptarë do të përjetojnë me siguri një kënaqësi të rrallë: atë të njohjes së të vërtetave historike të zbuluara cullak, por edhe të shijes së hollë me të cilën pena e artistit e pati shkruar.
Letra e Çatinit për ish-mbretin Zog
Prej vitesh kemi punuar fshehurazi njëri kundër tjetrit Që të dy nuk mund t'ia lejojmë vetes luksin e hapjes së një konflikti, por unë po e bëj. Në letrën tënde të datës 20 shkurt dukesh i merakosur për "inaktivitetin" e mikut tënd Çatin. Në të vërtetë, s'ke pse merakosesh as për këtë dhe as për bjerrjen e kohës. Ke të drejtë kur thua se unë mund të bëja shumë për Shqipërinë. Unë mendoj se kam kryer tanimë një punë të madhe duke të bërë ty për Shqipërinë të padëmshëm. E kaluara jote e fëlliqur, doemos, e bën këtë pjesë të punës sime gjë të lehtë. S'mund t'ia lejoj vetes të marr pjesë aktive në politikë për sa kohë përfitoj nga mikpritja e këtij vendi por, sa të jem gjallë, nuk do të resht kurrë së menduari dhe së vepruari me sa të mundem për një Shqipëri të pavarur.
Prej vitit 1917 deri më sot nuk të kam kërkuar asnjë lloj favori, aq më pak parà ose post. Përprara se t'ia mbathje nga Shqipëria ti kërkove dhe more prej meje artikuj me vlerë prej 270 paundesh. E ke pranuar borxhin tënd me gojë dhe me shkrim, por ngulmon ta shlyesh atë me bankënota të pavlefshme shqiptare. Ditën kur të vizitova në Tour të Francës, në fund të tetorit të kaluar, ti më dhe 10 mijë franga franceze dhe dy mijë franga ari shqiptare në bankënota, që u provuan të ishin të pavlefshme, dhe jo 200 paunde angleze, sikurse më pate thënë atëherë. Kur unë vërejta se, me sa dija, 2 mijë frangat shqiptare ishin vetëm nominalisht 200 paunde dhe se asnjë treg jashtë Shqipërisë nuk i pranonte ato, ti në fillim më the se Z. Noçka, sekretari i Legatës, kishte këmbyer në bursën e zezë pariziane shuma të mëdha frangash shqiptare, mandej the se unë duhej t'i quaja të dyja shumat si dhuratë për udhëtimin tim. Më premtove mandej të më paguaje 5 mijë paunde në "cash" shumë-shumë deri prillin e ardhshëm. 5 mijë paundet do të paguheshin mbasi qeveria franceze të kishte paguar "Listën" tënde "të ushtarëve". Më the se kishe bërë disa bisedime të gjata me Daladier-in dhe se francezët nuk ishin aq kokëfortë, saktësove sa kolegët e tyre anglezë në Londër, dhe se Franca ishte e vetmja fushë politike për ty, duke qenë se Anglia nuk të lejoi të ishe aktiv në politikë sa kohë të qëndroje në Angli. Ti deshe ndihmën time në Europë, dhe atë të Faik Konicës në ShBA, ku planifikoje të filloje një fushatë mbledhjeje ndihmash nga Kryqi i Kuq nën patronazhin e gruas sate gjysmamerikane. Më dëftove faturën e bankës "Lloyds" për të dëshmuar se i kishe dërguar 500 paunde Ministrit Konica dhe se emri im dhe i tiji do të figuronin në krye të Listës së gjithë atyreve që do të paguheshin nëpërmjet teje prej qeverisë franceze. Organizimi i kësaj ushtrie ballkanike shqiptare do të bëhej, fshehurazi në krye të herës, duke filluar nga Stambolli, ku 50 mijë shqiptarë do të rekrutoheshin dhe armatoseshin.
Qeveria perandorake e Austrisë të internoi më 1917 ngase kishe paraqitur lista për 10 mijë ushtarë, kur nuk kishe as 5 mijë për të paguar. Të njëjtën gjë bëre me Pashiqin më 1924, kur ishim në Beograd. Kohët e fundit "Listat" e famshme u patën paguar plotësisht nga "Luani", sikurse kishe zakon ta quaje Mussolini-n. Tani kohët ndryshuan dhe maska jote ra. Të pandehësh se marifetet e tua të vjetra mund të shkojnë ende sot, do të thotë të jesh injorant sa i takon mendësisë franceze dhe angleze. Ata e dinë që emri "Zog" është emri më i urryer në mendjen e të gjithë shqiptarëve. Edhe sikur të mbaronte lufta në Ballkan, prania jote në truallin ballkanik do të bënte që 3 milionë shqiptarë të reagonin egër kundër çdo parulle nën të cilën emri "Zog" mund të shfaqej.
Në bisedimin tonë të gjatë në Tour ti theksove se nuk kishe dëshirë të ktheje në Shqipëri, por njëkohësisht shtove se mund të kthente yt bir si pretendues froni. Ti e di po aq mirë sa e dinë të gjithë shqiptarët se emri yt është një fatkeqësi e racës sonë dhe se ti nuk ke as edhe një partizan të vetëm jashtë Shqipërie, përveç atyre gangsterëve [angl. Gangters] të paktë të paguar mirë dhe të armatosur mirë përqark teje. Por interesi yt i vetëm është të grumbullosh edhe më milionë. Përfundimet kurrfarë rëndësie për ty s'kanë.
Nëse Shqipëria do të shohë ende një rreze shprese për të fituar së rishti lirinë, kjo mund të realizohet vetëm nëpërmjet Anglisë dhe Francës. Shqiptarët do t'i japin gjithë dëshirë jetët e tyre për kryqëzatën anglo-franceze, kryqëzatën e njerëzimit të qytetëruar, por atëherë as ti dhe as emri yt i mallkuar s'kanë për t'u ndier më. Ti nuk do të kesh fuqi ta dëmtosh më Shqipërinë! Letra jote tjetër, që e mora dje, dhe që mban datën 29 shkurt, është e të njëjtit stil të vjetër, e denjë për karakterin dhe nivelin e një maloku analfabet dhe hipokrit të fisit prej nga ke dalë. Thirrja jote për miqësinë tonë të vjetër dëshmon se si ndërgjegjja dhe brejtjet e saj po punojnë.
Më 1924 treshja Jak Koçi, ti dhe unë, hartuam dhe nëshkruam një kontratë në të cilën ti bije një mendjeje t'i paguaje Jak Koçit 20 dhe mua 10 për qind të të gjitha shumave që do të nxirrnim nga koncesionet e ndryshme. Pavarësisht biznesit legal, ti e fillove mbretërimin tënd duke vrarë masivisht atdhetarë dhe duke shitur drejtpërsëdrejti ose tërthorazi atdheun tënd. Alessandro Lessona [ministër i qeverisë "Mussolini"], atëherë miku im, të ka paguar më shumë se 4 milionë paunde angleze nga gushti 1925 deri më 1931. Ndonëse e kisha të drejtën, unë asnjëherë nuk ta kërkova pjesën time. Ato parà, sikurse e di çdokush në Shqipëri dhe jashtë saj, janë larë me gjakun e atdhetarëve më të mirë shqiptarë, si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina. Dhe qindra të tjerë. Ato parà me të cilat ti po jeton sot janë produkt i tradhtisë më të ulët dhe janë të lara me lotët dhe vuajtjet e një kombi të tërë, të kombit që ti e shite për parà, ti Judë i Shqipërisë!
Nuk ka asnjë cep të shpirtit tënd të errët që unë të mos e njoh. Nuk ka asnjë bëmë të krejt mbretërimit tënd që të jetë mister për mua. Nga kasollja jote në male, ku u linde, erdhe të jetosh në kështjella luksoze nëpër Europë. Por brejtja e zezë e ndërgjegjes, që dy herë të shpuri deri në zgrip të varrit, është ende aty, në dhomat e mëdha dhe luksoze. Gangsterët e tu të armatosur mund të mbrojnë trupin tënd, por jo sigurisht shpirtin tënd të errët dhe mjeran. Miqtë dhe armiqtë që ke vrarë të sillen vazhdimisht rrethqark, ditë dhe natë, kudo që të rrekesh të ikësh. Hijet e më shumë se një milion shqiptarëvë të robëruar të ndjekin duke gjëmuar e duke vikatur emrin tënd. Qindra mijëra shqiptarët që vdiqën për liri nuk mund të të lënë vetëm. Unë, si ish-shoku yt më i ngushtë, e di sa mirë të punon stomaku dhe sa të qetë e ke gjumin, prandaj edhe të uroj jetë të gjatë, shumë të gjatë. Mund t'i përdorësh milionët e tu, por me siguri kurrë nuk do t'i gëzosh. Sikurse shpesh më pate thënë vetë, jeta për ty është më se e mbaruar, por brerjet e zeza dhe torturuese ende jo.
Unë jam i vetmi shqiptar jashtë që i di dhe mund t'i provoj krimet e tua të kaluara. Ato tani janë shkruar dhe ndodhen të siguruara në kasafortën e një Banke. Shqiptarët kanë për të lexuar një histori të pikëllueshme, të huajt një histori të neveritshme.
Unë, Çatin Saraçi, të akuzoj ty Ahmeti Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës dhe hajdut!
Për armiqtë e tu personalë, që jetojnë jashtë, ti je mësuar të kurdisësh vrasje dhe shumë prej viktimave të caktuara prej teje kanë përfunduar të grirë plumbash. Ky lloj gangsterizmi ishte i mundshëm për sa kohë jetoje përtej hapësirës së ligjit. Tani që je person privat dhe që jeton në një vend ku huri dhe gijotina janë ndëshkimi për krimin, unë të sfidoj të bësh provë e të përdorësh metodat e tua të dikurshme. Mirëpo kriminelët janë gjithmonë frikacakë fizikisht. Unë jam një refugjat i thjeshtë, që përfitoj nga mikpritja e këtij populli fisnik dhe i respektoj plotësisht ligjet e tij, kështu që të sfidoj të ndërmarrësh veprime legale ndaj meje. Të siguroj që, nëse dal fajtor, ligji anglez do t'ia bënte qejfin Ahmet Zogut, ngase ky vend në raste të tilla përdor ndëshkime më të rrepta se çdo vend tjetër në botë.
Duke lexuar letrat e tua, në të cilat ti ende guxon të flasësh për atdhetari dhe ende guxon të më përmendësh mua emrin e fshehtë të Shqipërisë [sic], e ndiej veten të mbushur me një krupë edhe më të madhe nga ajo e gjithë krimeve të tua të kaluara.
Shqipëria ka parë pushtues edhe më të fuqishëm nga këta të sotmit dhe, me kalimin e kohës, ata ikën. Do të ikin edhe kësaj radhe, por emri yt s'ka për të figuruar askund. Synimi kryesor i kësaj letre është të të paralajmërojë për herë të fundit të mos ngatërrohesh më në gjithë sa i përket Shqipërisë, ose unë do të detyrohem t'u tregoj diçka më shumë francezëve dhe anglezëve. Bankënotat e pavlefshme, si dhe letrat e tua të fundit, po i ruaj si dokument të pandershmërisë sate. Ndonëse jam në shtrëngesë ekonomike, ato gjithmonë do ta kenë vlerën e 200 paundeve për mua dhe, sidoqë mund t'i marr ato parà nëpërmjet çdo gjyqtari francez, kam vendosur ta mbaj këtë souvenir të fundit.
Çatin Paskal Saraçi
London, Ë.8
21 A. Stratford Rd. ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 03:04 Μέλος από 2001 Αγγλικά σε Αλβανικά + ... ΞΕΚΙΝΗΣΕ ΤΟ ΘΕΜΑ SITE LOCALIZER Mbresa nga leximi i shkrimit Dr.A.Plasarit (Shkruar nga: Mërgim Korça) | Aug 13, 2003 |
Mbresa nga leximi i shkrimit Dr.A.Plasarit
Kush ishte Çatin Saraçi
(Botuar në “Shekulli” 2 korrik 2002)
Shkruar nga: Mërgim Korça
Ndër studimet e fushës historike, ato të bëra nga Dr.Plasari, gjithmonë e kanë nxitur kureshtjen time dhe i kam lexuar me shumë interes. Nuk kish si të bënte përjashtim kësisoj, titulli i shkrimit lidhur me figurën e Çatin Sa... See more Mbresa nga leximi i shkrimit Dr.A.Plasarit
Kush ishte Çatin Saraçi
(Botuar në “Shekulli” 2 korrik 2002)
Shkruar nga: Mërgim Korça
Ndër studimet e fushës historike, ato të bëra nga Dr.Plasari, gjithmonë e kanë nxitur kureshtjen time dhe i kam lexuar me shumë interes. Nuk kish si të bënte përjashtim kësisoj, titulli i shkrimit lidhur me figurën e Çatin Saraçit. Nisur nga fakti se rreth Ç.Saraçit unë dija edhe një ngjarje … mendova me vete se do kish vlerë t’a mësonte edhe Dr.Plasari e t’ia bëja të ditur. Mirëpo, sapo e fillova leximin paraqitës të tij, menjëherë u përballova me dy pohime shumë kundërthënës. I u riktheva kalimeve të lexuara. Druajtja ime të pranoja se studjuesi kish gabuar, ish e theksuar. Epo mendova, një lajthitje apo shkarje që bën vakí. Vazhdoj më tutje, dhe ndonëse me shumë keqardhje për autorin, ve re se jo më logjika e ftohtë dhe rigoroze e cila duhet t’i shquajë hulumtuesit, por përgjatë shkrimit mungonte tërësisht edhe syri skeptik i studjuesit. E vura mënjanë shkrimin me mendimin t’a lexoja të nesërmen dhe mbase nuk do të më dukej aq naiv dhe vazhdova me leximin e asaj që Dr.Plasari e paraqet me titullin :
Letra e Çatinit për ish-mbretin Zog.
Që në fillim më ra në sy gjuha e letrës : ajo ishte e shkruar simbas normave të gjuhës letrare shqipe dhe jo gegërisht. U mundova ta kapërceja këtë përshtypje të parë, duke menduar se mbase ia ka transkriptuar Dr.Plasari që t’a bënte më të kuptueshme për lexuesin e gjerë, ose origjinali është shkruar në anglisht dhe ia ka përkthyer, ndonëse nuk ka shumë të ngjarë që Ç.Saraçi t’i jetë drejtuar A.Zogut në gjuhë të huaj nisur nga fakti që vetë ai Zogun e quan … malok analfabet dhe hipokrit të fisit prej nga ke dalë ….
E vazhdova leximin, megjithatë duke u munduar t’a lexoj pa as më të voglin paragjykim, ( gjë të cilën e kisha pritur dhe nga Dr.Plasari ). Sa më gjatë lexoja aq më shumë neveritesha nga ç’thoshte Ç.Saraçi. Mendimet e mia dyzoheshin, si në kuptimin e mirëfilltë të fjalës e gjithashtu edhe në aspektin figurativ ku, nga njera anë ishte studjuesi, për të cilin kisha konsideratë e respekt, e nga ana tjetër mbivendosej figura e një njeriu skajshmërisht të pakarakter dhe tejet të pacipë, i cili mendon se mund t’a besojnë. Gjumin e bëra shumë të paqetë ku ëndërrat mbisundoheshin nga pamjet qesharake të simbolit personifikues të të gënjyerit me stil, baronit Münchhauzen.
Të nesërmen i lexova edhe një herë të dy shkrimet. Mbresat e një dite më parë u thelluan edhe më. Mendimet e shpërndara dhe madjé dëndur kundërthënëse, tek mundohesha t’i vija përballë njera tjetrës shëmbëlltyrat e studjuesit me atë të mik-armikut të mbretit, erdhën dhe u qartësuan. Studjuesi, i parandikuar nga antipatia që ushqente ndaj ish-mbretit, duke e humbur paanësinë e studjuesit të mirëfilltë, kishte rënë në gabime të rënda. Me një fjalë kishte zbritur nga lartësia e hulumtuesit dhe ish bashkuar me ne, njerëzit e zakonshëm, të cilëve para trurit u flet zëmra.
Disa konsiderata rreth hyrjes së shkrimit të Dr.Plasarit.
Fjalia e parë me të cilën fillon paraqitja, është një pohim i cili vërteton miqësinë e thellë dhe të gjatë të Çatin Saraçit me ish mbretin. Autori pohon se ai … bëri pjesë për një ndërkohë të shkurtër në administratën e lartë të mbretit Zog si funksionar diplomatik. Porse ai njihej edhe si një nga miqtë më të afërt, ndoshta edhe intimë të Ahmetit qysh në të ri. Bile e citon Çatinin i cili i drejtohet Zogut me pohimin …Unë, si ish-shoku yt më i ngushtë …. Në vijim Dr.Plasari pohon se … Çatini përgojohej edhe për organizimin e vrasjes së Luigj Gurakuqit. Pra sa vjen e vihen në dukje marrëdhënjet e ngushta Zog-Çatin. Më poshtë, në vazhdim të portretit biografik të Ç. Saraçit, Dr.Plasari pohon se … Pushtimi i Shqipërisë e zuri Çatin Saraçin në Legatën shqiptare në Londër, si sekretar të parë.
E analizojmë këtë paraqitje të portretit Ç. Saraçit :
- Që në riní miq të afërt me mbretin e ardhshëm, bile nga më të afërmit.
- Përflitet si dora e Ahmet Zogut në organizimin e vrasjes së Luigj Gurakuqit, njerit nga patriotët më të shquar të kombit tonë.
- Sekretar i parë i legatës tonë në Londër deri më 7 prill 1939.
Si rrjedhim logjik arrijmë në përfundimin se Çatin Saraçi ka qenë nga bashkëpunëtorët më të afërt, ( në mos më i afërti ), dhe besnikë të Ahmet Zogut deri në ditën e fundit të mbretërimit të tij.
Vazhdojmë më tej, me kundërthënjet. Gjithmonë sipas Dr.Plasarit … mjaft nga tiparet e regjimit zogist dhe të karakterit vetjak të Zogut …Çatini i ka denoncuar qysh më 1940-n duke ia numëruar me shkrim vetë “figurës”.
Këtu ndjej nevojën të kuptoj në se Dr.Plasari po bënte një analizë apo po fillonte të pozicionohej si studjues. Autori pohonte se … dëshmia e tij ( Çatinit ) për ” ish-mbretin e Shqipërisë” vjen edhe më befasuese, pra më tronditëse, për të mos thënë më e denjë për besim. Natyrshëm u befasova nga nxitimi i analistit në dhënjen e gjykimit të tij, por vazhdoja të shpresoja që ai mbase do ta rishikonte këtë në vazhdim. Më vinte keq që Dr.Plasari, i futur mbase padashur, në këtë hullí e cila sa vinte e po ia tjetërsonte gjykimin e ftohtë dhe racional të studjuesit, vazhdonte e përdorte argumenta në drejtim të lartësimit figurës Çatin Saraçit duke arritur deri atje sa t’i dukej se gjykimi pozitiv i dhënë nga Lordi Drogheda ishte shumë bindës dhe zinte vënd. Ndalemi dhe e analizojmë. Ky i fundit, sipas Dr.Plasarit, shprehet duke e cilësuar Çatin Saraçin … pushtues grash të famshme duke shtuar më poshtë …ime ëmë qe krejt e magjepsur prej tij dhe, ndër të dashurit e shumtë të jetës së saj, ai u bë më i rëndësishmi. Si kishte mundësi që Dr.Plasarit i dukej pozitiv ky përcaktim i një lektori universitar, normat e etikës dhe moralit të të cilit linin shumë për të dëshiruar ? A ka mundësi që Dr.Plasari, i mbrujtur sadopak me mentalitetin shqiptar, t’a vlerësojë si pozitiv dhe t’a marrë në konsideratë një pohim të bërë nga djali i cili gjakftohtësisht gjykon dashnorët e s’ëmës ? Jo. Në asnjë mënyrë nuk kam se si dhe as nuk dua ta besoj !
Por gjithashtu gafil e ka gjetur studjuesin tonë edhe krahasimi që Lordi i bën Çatinit me “Baronin Münchhauzen”. Në të gjitha vëndet anglosaksone e veçanërisht në Gjermani e posaçërisht në Austri, çdo adoleshent e njeh Münchhauzenin si gënjeshtar përmasash të gjera ! E pra si rrjedhojë, kë gënjen për gjëra që s’ti merr mëndja apo tregon histori dashurishë me një fantazi të pa cak as kufi, i venë nofkën Münchhauzen !
Vijmë tashti tek mbyllja e shkrimit paraqitës të Dr.Plasarit. Ky i fundit pohon se Çatin Saraçi ka lënë një shkrim me titull “Historia e një maskarai”( The story of a bad man ). Shkrimi është përkthyer, ( apo po përkthehet ), dhe Dr.Plasari e mbyll paraqitjen e tij me fjalët … lexuesit shqiptarë do të përjetojnë me siguri një kënaqësi të rrallë : atë të njohjes së të vërtetave historike të zbuluara çullak …
Me këtë mbyllje lidhet edhe befasimi im i skajshëm. Si ka mundësi që një hulumtues edhe analist i hollë dhe me shumë kulturë si Dr.Plasari, këtë Çatin Saraçin që e ndihmoi ish mbretin gjatë gjithë sundimit të tij me përkushtim të pashoq, e që sapo mbreti i ngriti potkonjtë i drejtohet duke i thënë … e kaluara jote e fëlliqur …, e quan njeri që do të na i tregojë çullak të vërtetat historike ? Eshtë më se e mundur që ai do t’i tregojë në mënyrë tejet interesante, për këtë s’kam as më të voglin dyshim. Por ama do t’i tregojë siç tregon Baroni Münchhauzen se si inspektonte vijën e frontit gjatë luftës ruso-turke ! I kërkoj ndjesë lexuesit por do t’i tregoj një nga bëmat e Baronit.
Tregon Münchhauzeni : Ishte acaruar në kulm lufta. Vija e frontit gjarpëronte dhe nuk dinim se si zhvillohej situata. Hipa kaluar në majen e grykës së topit dhe i dhashë urdhër topçiut të shtinte. U kapa pas gjyles dhe fluturova mbi vijën e frontit. Mbasi e studjova situatën, u hodha nga gjylja mbi të cilën fluturoja dhe u kapa pas një gjyles që vinte nga vijat e armikut drejt pozicioneve tona. Kështu u ktheva në bazë !
Pikëpamja ime se si Dr.Plasari e bëri këtë gafë.
Nuk është vetëm konsiderata që kam për Dr.Plasarin që më bën t’i shkruaj radhët që vijojnë. Janë edhe dy arsye të tjera që më shtyjnë.
Së pari, sepse nuk do të më vinte mirë që të përsëritet në të ardhmen një gabim i tillë ku një studjues të quajë prova historike fakte ose pseudo-fakte të paraqitura nga një person për kundërshtarin e tij. Ato që mund të paraqisë ai si fakte patjetër duhen marrë në konsideratë, por i duhen nënshtruar një kryqëzimi ballafaques sa të dëndur dhe të gjerë faktesh të tjera kryesore edhe anësore. Pra të gjykohet rigorozisht sipas kriterit të së vërtetës.
Së dyti, i them Dr.Plasarit se unë jam nga ana e tij e barrikadës. Edhe kjo për dy arësye :
a- Unë nuk kam se si të jem dashamirës i Ahmet Zogut, sepse im Atë, Xhevat Korça, u arratis nga Shqipëria si kundërshtar i tij. Ky është fakt. Ndërsa dërgimin nga ana e ish-mbretit të dy vrasësve të paguar për t’i bërë atentat, (i cili të dy herët dështoi), këtë e shoh me rezervë se asnjeri nga atentatorët nuk e pohoi.
b- Edhe në parim, mendimi im është se monarkive u ka kaluar koha. Atje ku akoma ekzistojnë janë tamam relike muzeale e pra po aq më absurditet do t’ishte të mendohej zëvëndësimi i një sistemi republikan me monarki. Në këtë vazhdë duhet thënë se tejet praktik është treguar ndonjë monark që, falë atdhedashurisë tij, kandidoi dhe u zgjodh kryeministër duke e harruar trashëgiminë e fronit.
Vijmë tashti tek thelbi i problemit. Dr.Plasari, duke ushqyer antipatí për ish-mbretin, nuk u thellua e t’a studjonte figurën e Çatin Saraçit si edhe marrëdhënjet e tija me Zogun. Me që objektivi i tij qe të dilnin në shesh edhe të goditeshin bëmat e ish-mbretit, u rrëmbye dhe e humbi atë vrojtim të thellë e të hollë që i karakterizon studjuesit. Mosnjohja e figurës Baronit Münchhauzen e çoi pastaj të besonte se krahasimi i jepte besueshmëri Çatinit e dora dorës paraqitja e tij pati nivelin që ka dhe pohoi të papohueshmen se … shkrimi Çatinit do paraqesë të vërteta historike !(?) Me një fjalë, një impostim i gabuar i problemit e çoi në gabime madhore të cilat shpresoj dhe uroj mos t’i përsërisë më kurrë sepse nga ai ne presim studime me vlera, si gjithmonë.
Tashti i erdhi radha t’ia paraqes Dr.Plasarit një ngjarje që di unë nga person i parë, pa i bërë asnjë koment. Dr.Plasari pastaj, si specialist që është, t’a studjojë, katalogojë, t’a krahasojë me burime të tjera e mundësisht të arrijë edhe në përfundime.
Më tregonte tezja ime :
“ … kishim shkue ne Bari ne kafe me Rizane (te shoqin, Riza Danin), me Luigjin (Gurakuqin) si edhe Danin (Dan Hasanin, kunatin e tezes, të vellanë e Rizait). Mbas do kohe na vjen e na ulet ne tavoline nji burre qi un s’e njifshem, po qi ishte shum antipatik ne t’folun te tij t’levyrun, (e mbaj mënd shprehjen si t’ishte dje sepse s’e kisha dëgjuar kurrë e më bëri përshtypje). Rizaja iu drejtue n’êmen e i tha – A kênke prishe me Ahmetin Çatin, qi vjen e ulesh me ne ?-- Ai gjegji e tha “Nuk e çaj fort kryet un se shka thote aj, kur âsht puna me ndêje me burra zamanit e zoja t’nderueme.” Dani, qi ishte mâ nevrik e harbut kthehet e i thote – Hiqnau qafet Çatin, se zog ndjellakeq ke kêne te tâne jeten ti, po na len rahat e mos na e xej kryet”. Çatini pa ç’pa, u çue e iku e na vazhdueme bisedat tona. Kund mbas nji çerek sahatit çohet Luigji e thote – A ju mbetet qejfi t’iki un tashmâ ?-- U pershendetme e ai iku kurse na thame po rrijm’edhe pak. Veç kur krisi pushka. Rizaja me gjithe Danin me vrap e te dera e kafes. Plumbi Baltion Stamolles e kishte shtrie Luigjin (Gurakuqin) bash n’mjedis te deres rrotulluese e dera kje blokue. U deshtne do kohe derisa muejtne m’e luejte deren e m’e xjerre andej trupin e pajete te Luigjit. Si Rizaja e po ashtu edhe Dani kjene t’bindun se Çatini kje hjeksi qi e drejtoi Baltionin te kafja ku ishim na me Luigjin.”
Ndonëse ky fakt të bën të dyshosh seriozisht se arkitekti i vrasjes Gurakuqit qe Çatini, prapseprap kjo nuk është provë. Kthehem dhe e pyes Dr.Plasarin : A dini ju në se ka lënë ndonjë pohim Baltion Stamolla, vetë dora vrasëse ? Ai pohim do të qe provë akoma më rënduese për Çatinin, por akoma në fazën e dyshimit e jo të provës. Unë mund t’ju them dishka të cilën ju, nga posti që mbuloni, edhe mund t’a hetoni e të gjeni dokumentin origjinal të këtij transkriptimi tim :
Shkëlqesisë Tij-Zogu-Tirana (Albania)
- “ - - “ - Ceno Beg Jakova
aci Hotel de la Ville
Kërkoj mbrojtje-dërgoni të holla-ndërmjetsoni për pshtim pranë Qeveris Italjane. Pyetni Çatin Saraçin ku âsht … “besa” ndihma!…
Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziari: Bari
Bashkërendita kujtimet e tezes sime si edhe këtë telegram të dorës vrasëse të Luigj Gurakuqit, Baltjon Stamollës, në mënyrë që masa e dyshimit ndaj Çatin Saraçit të anojë akoma më shumë nga fakti se sa nga përgojimi.
Si e gjykoj unë letrën e Çatinit e prej saj vetë Çatinin.
Më lart folëm se si Çatini që nga rinia e herëshme e deri më 7 prill 1939 qe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-mbretit Zog. Kurse më 1940 fillon mllefi i tij kundra Zogut. Pra, ia hëngri bukën së paku për 20 e ca vite e pastaj ia përmbysi kupën ! Veprim që e nderon shumë dhe e ngre lart karakterin e Çatinit, apo jo ?
Kur fillon dhe e shan i drejtohet Zogut me “… E kaluara jote e fëlliqur … dhe vazhdon e pohon se : … Më 1924 treshja Jak Koçi, ti edhe unë hartuam dhe nënshkruam një kontratë në të cilën ti bije një mëndjeje t’i paguaje Jak Koçit 20 dhe mua 10 përqind të të gjitha shumave që do të nxirrnim nga konçesionet e ndryshme … Ama burrë i ndershëm Çatini sa s’ka, pa le sa i afërt me Zogun ! E ky person që guxon pastaj e flet kundra Zogut, pohon me gojën e tij … Nuk ka asnjë cep të shpirtit tënd të errët që unë të mos e njoh. Nuk ka asnjë bëmë të krejt mbretërimit tënd që të jetë mister për mua …unë si ish-shoku yt më i ngushtë i di …Nuk do koment fakti që vetëm miqve më të ngushtë u jepet mundësia të njohin cepat e shpirtave të ndërsjellë, dhe nuk ka pse t’a nënvizoj faktin se për të (Çatinin) njohuria e thellë shtrihet përgjatë gjithë periudhës mbretërimit të Zogut e pra, nga fillimi e deri në fund !
Mendoj se është e tepërt të shtoj më argumente se ç’njeri me mungesa karakteriale ka qenë ky Çatin Saraç i pacipë që mendonte se me pohimet e tija do t’i bindëte shqiptarët se sa i poshtër kish qenë ish-mbreti. Të tëra që thotë Çatini mund të jenë të vërteta. Nuk po e ve në dyshim aspak dhe asnjerën. Por për faktin se i pohon pikërisht ai, ato mund të jenë çdo gjë, por kurrë nuk mund të quhen … të vërteta historike të zbuluara çullak. Vetëm të vërteta historike ato nuk mund të konsiderohen nga historiani i mirëfilltë dhe nga analisti i paanshëm të cilët mbajnë një përgjegjësí të paanë e fund para historisë e cila kërkon të vërtetat dhe vetëm të vërtetat ! ▲ Collapse | |
|
|
Heu bre` aurelius, sa i xehun paske kene. Sikur mos te njihja thartesine e Plasarit nuk do kisha menduar se ai e ti jeni nje. Sa me inat i paske marre "Monica-t"? Une thjesht do te thoja se je hidheruar me shume nga c'duhet me "Monicat" por inatin karakteristik komunist (ata me kujtohen ende mire kur dicka kthehej kunder tyre se si "kafshonin" te tjeret per te shpetuar...ose ndoshta jo komunist por i semure, njana m'dysh - kur thone nga veriu) te verbon dhe inatin e shpraz ne drejtim te gabuar. ... See more Heu bre` aurelius, sa i xehun paske kene. Sikur mos te njihja thartesine e Plasarit nuk do kisha menduar se ai e ti jeni nje. Sa me inat i paske marre "Monica-t"? Une thjesht do te thoja se je hidheruar me shume nga c'duhet me "Monicat" por inatin karakteristik komunist (ata me kujtohen ende mire kur dicka kthehej kunder tyre se si "kafshonin" te tjeret per te shpetuar...ose ndoshta jo komunist por i semure, njana m'dysh - kur thone nga veriu) te verbon dhe inatin e shpraz ne drejtim te gabuar. Hidhju Korces me mire, leri "Monicat". Pergjigjiu atij me mire (edhe pse duhet t'a pranoj - ne pergjigjen tende prej grere u perpoqe te polemikosh me fakte te tjera mbi burimet qe historia si shkence perdor per te ngritur faktet e pohimet). Une nuk e njoh fare Moniken, por turrja jote ka hidherimin e njeriut te cilin e kane shkelur ne kallo keq, ndryshe nuk do t'a kisha kuptuar nje njeri qe ne nje site te shkruaj ato fjale prej... lere fare. Me fal nese nuk je Plasari, ose me mire te jesh se si t'a kuptojme turrjen tende me ato fjale....????? ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 03:04 Μέλος από 2001 Αγγλικά σε Αλβανικά + ... ΞΕΚΙΝΗΣΕ ΤΟ ΘΕΜΑ SITE LOCALIZER Faleminderit Fabiana | Sep 8, 2003 |
Faleminderit Fabiana për përgjigjen që ke dhënë. Unë nuk kam patur mundësi lidhjeje me internet këtë javën e fundit, pasi nuk jam në shtëpinë time. Nuk ka nevojë të flas fare për "Aurelius-in", pasi "Fshati që duket nuk do kallauz" thotë populli. Ai/ajo që përdor ato fjalë të ulta, i përket po atij niveli.
Edhe një herë faleminderit Fabiana dhe të lutem mos e harxho kohën tënde të vyer me këtë farë "aurelius" që nuk guxon as të shkruajë emrin e vet... See more Faleminderit Fabiana për përgjigjen që ke dhënë. Unë nuk kam patur mundësi lidhjeje me internet këtë javën e fundit, pasi nuk jam në shtëpinë time. Nuk ka nevojë të flas fare për "Aurelius-in", pasi "Fshati që duket nuk do kallauz" thotë populli. Ai/ajo që përdor ato fjalë të ulta, i përket po atij niveli.
Edhe një herë faleminderit Fabiana dhe të lutem mos e harxho kohën tënde të vyer me këtë farë "aurelius" që nuk guxon as të shkruajë emrin e vet. Nuk ia vlen. Ditën e mirë të gjithëve,
Monika
Fabiana Papastefani wrote:
Heu bre` aurelius, sa i xehun paske kene. Sikur mos te njihja thartesine e Plasarit nuk do kisha menduar se ai e ti jeni nje. Sa me inat i paske marre "Monica-t"? Une thjesht do te thoja se je hidheruar me shume nga c'duhet me "Monicat" por inatin karakteristik komunist (ata me kujtohen ende mire kur dicka kthehej kunder tyre se si "kafshonin" te tjeret per te shpetuar...ose ndoshta jo komunist por i semure, njana m'dysh - kur thone nga veriu) te verbon dhe inatin e shpraz ne drejtim te gabuar. Hidhju Korces me mire, leri "Monicat". Pergjigjiu atij me mire (edhe pse duhet t'a pranoj - ne pergjigjen tende prej grere u perpoqe te polemikosh me fakte te tjera mbi burimet qe historia si shkence perdor per te ngritur faktet e pohimet). Une nuk e njoh fare Moniken, por turrja jote ka hidherimin e njeriut te cilin e kane shkelur ne kallo keq, ndryshe nuk do t'a kisha kuptuar nje njeri qe ne nje site te shkruaj ato fjale prej... lere fare. Me fal nese nuk je Plasari, ose me mire te jesh se si t'a kuptojme turrjen tende me ato fjale....?????
[Edited at 2003-09-08 06:56] ▲ Collapse | | | Δεν έχει οριστεί συντονιστής ειδικά για αυτό το φόρουμ. Για την αναφορά παράβασης κανόνων ή αναζήτηση βοήθειας, παρακαλούμε επικοινωνήστε με το προσωπικό του ιστοτόπου » Polemikë: Plasari - Korça CafeTran Espresso | You've never met a CAT tool this clever!
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free
Buy now! » |
| Protemos translation business management system | Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!
The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |