Imagine dining in a European capital where you do not know the local language. The waiter speaks little English, but by hook or by crook you manage to order something on the menu that you recognise, eat and pay for. Now picture instead that, after a hike goes wrong, you emerge, starving, in an Amazonian village. The people there have no idea what to make of you. You mime chewing sounds, which they mistake for your primitive tongue. When you raise your hands to signify surrender, they think you are launching an attack.
Communicating without a shared context is hard. For example, radioactive sites must be left undisturbed for tens of thousands of years; yet, given that the English of just 1,000 years ago is now unintelligible to most of its modern speakers, agencies have struggled to create warnings to accompany nuclear waste. Committees responsible for doing so have come up with everything from towering concrete spikes, to Edvard Munch’s “The Scream”, to plants genetically modified to turn an alarming blue. None is guaranteed to be future-proof.
Some of the same people who worked on these waste-site messages have also been part of an even bigger challenge: communicating with extraterrestrial life. This is the subject of “Extraterrestrial Languages”, a new book by Daniel Oberhaus, a journalist at Wired.
Nothing is known about how extraterrestrials might take in information. A pair of plaques sent in the early 1970s with Pioneer 10 and 11, two spacecraft, show nude human beings and a rough map to find Earth—rudimentary stuff, but even that assumes aliens can see. Since such craft have no more than an infinitesimal chance of being found, radio broadcasts from Earth, travelling at the speed of light, are more likely to make contact. But just as a terrestrial radio must be tuned to the right frequency, so must the interstellar kind. How would aliens happen upon the correct one? The Pioneer plaque gives a hint in the form of a basic diagram of a hydrogen atom, the magnetic polarity of which flips at regular intervals, with a frequency of 1,420MHz. Since hydrogen is the most abundant element in the universe, the hope is that this sketch might act as a sort of telephone number. | Imagjino! Ti je duke darkuar në një kryeqytet evropian dhe nuk e flet gjuhën vendase. Kamarieri flet pak anglisht, por, me duar e me këmbë ti arrin të porositësh diçka nga menuja e njohur për ty. Ti ha dhe paguan. Tani, në vend të kësaj, imagjino sikur, pas një ecje të dështuar në natyrë, ti mbërrin në një fshat amazonian, i uritur sa më s’ka. Njerëzit atje nuk e kanë idenë më të vogël se çfarë mendimi të krijonë rreth teje. Ti imiton disa tinguj përtypës, të cilët ata i keqkuptojnë duke menduar se është gjuha jote primitive. Kur ti i ngre duart lart për të treguar se dorëzohesh, ata mendojnë se po fillon një sulm. Komunikimi pa një kontekst të përbashkët është i vështirë. Për shembull, vendet radioaktive duhet të lihen të paprekura për dhjetëra mijëra vjet; megjithatë, duke qenë se anglishtja e para 1000 vjetëve është e pakuptueshme për shumicën e folësve të saj të kohëve tona, autoritetet janë përpjekur të krijojnë paralajmërime për mbetjet bërthamore. Për këtë qëllim, organet drejtuese përgjegjëse kanë menduar gjithçka, që nga gjembat e stërlartë prej betoni, tek “klithma” e Edvard Munch dhe deri tek bimët e modifikuara gjenetikisht, që paralajmërojnë duke u shndërruar në ngjyrë blu. Asnjëra nuk garanton efektivitet në të ardhmen. Disa nga njerëzit që edhe kanë punuar me këto mesazhe për landfillet nukleare, kanë qenë gjithashtu pjesë e një sfide edhe më të madhe: Atë të komunikimit me jetën jashtëtokësore. Kjo është tema e “Gjuhëve jashtëtokësore”, një libër i ri nga Daniel Oberhaus, një gazetar i Wired. Asgjë nuk dihet se si mund ta marrin informacionin jashtëtokësorët. Dy pllaka të dërguara në fillim të viteve 1970 me dy anijet kozmike Pioneer 10 dhe 11, tregojnë qenie njerëzore lakuriq dhe një hartë të përafërt për të gjetur Tokën. Gjëra elementare, por që supozohet se jashtëtokësorët mund t’i shohin. Duke qenë se këto punime të tilla kanë një shans jashtëzakonisht të vogël për t’u gjetur, më shumë gjasa ka që transmetimet e radios që nga Toka të udhëtojnë me shpejtësinë e dritës dhe të krijojnë kontakte. Ashtu si një radio tokësore duhet të akordohet në frekuencën e duhur, ashtu duhet të jetë edhe radioja e tipit interstelar. Si do ta hasin alienët frekuencën e duhur? Pllaka Pioneer jep një aluzion në formën e një diagrami bazë të një atomi hidrogjeni, polariteti magnetik i të cilit kalon në intervale të rregullta, me një frekuencë prej 1,420MHz. Meqenëse hidrogjeni është elementi më i bollshëm në univers, shpresa është që kjo skicë të mund të veprojë si një lloj numri telefonik. |