Çështje gramatikore: Shkrimi i fjalëve me vizë lidhëse në mes Αποστολέας σε συζήτηση: Monika Coulson
| Monika Coulson Local time: 07:43 Μέλος από 2001 Αγγλικά σε Αλβανικά + ... SITE LOCALIZER
Në këtë rubrikë po vendos rregullat e shkrimit të fjalëve me vizë lidhëse në mes, sipas Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.
Shpresoj që të na hyjnë në punë të gjithëve,
Me respekt,
Monika
[Edited at 2003-11-06 01:02] | | | Monika Coulson Local time: 07:43 Μέλος από 2001 Αγγλικά σε Αλβανικά + ... ΞΕΚΙΝΗΣΕ ΤΟ ΘΕΜΑ SITE LOCALIZER Shkruhen me vizë lidhëse në mes: | Oct 5, 2003 |
a) formimet e përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajta të ndryshme, nga bashkimi i dy antonimeve, i dy numërorëve themelorë (për të shënuar një sasi të përafërt), formimet onomatopeike të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajtë të ndryshuar:
copë-copë, çika-çika, duar-duar, fije-fije, fletë-fletë, grigje-grigje, grupe-grupe, gunga-gunga, herë-herë, kokrra-kokrra, kortarë-kortar�... See more a) formimet e përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajta të ndryshme, nga bashkimi i dy antonimeve, i dy numërorëve themelorë (për të shënuar një sasi të përafërt), formimet onomatopeike të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajtë të ndryshuar:
copë-copë, çika-çika, duar-duar, fije-fije, fletë-fletë, grigje-grigje, grupe-grupe, gunga-gunga, herë-herë, kokrra-kokrra, kortarë-kortarë, kuti-kuti, lara-lara, lloj-lloj, ngjyra-ngjyra, palë-palë, petë-petë, pika-pika, pjesë-pjesë, radhë-radhë, rripa-rripa, shkallë-shkallë, togje-togje, tufa-tufa, thela-thela, valë-valë, vende-vende, vise-vise, vrima-vrima, xhunga-xhunga, zhele-zhele, etj;
dita-ditës, dora-dorës, hera-herës, këmba-këmbës, etj.;
njëri-tjetri, shoqi-shoqin, etj.;
çalë-çalë, fort-fort, gati-gati, hollë-hollë, rëndë-rëndë, shumë-shumë, vonë-vonë etj.
aty-këtu, hyrje-dalje, (punëtorët e) ngarkim-shkarkimit, poshtë-lart, pritje-përcjellje, vajtje-ardhje etj.;
dy-tri orë, dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet, 10-15 vjet, katër-pesë veta, pesë-gjashtë ditë, 5-6 ditë, afate dy-tre mujore, periudha njëzet-tridhjetë vjeçare etj.;
bam-bam, ciu-ciu, dër-dër, fiu-fiu, ham-ham, hum-hum, kuak-kuak, llap-llap, osh-osh, tak-tak, zdruj-zdruj etj.;
bam-bum, fap-fup, gau-giu, ham-hum, paf-puf, tik-tak etj.;
gëk-mëk, lecka-pecka, qorr-morr etj. ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 07:43 Μέλος από 2001 Αγγλικά σε Αλβανικά + ... ΞΕΚΙΝΗΣΕ ΤΟ ΘΕΜΑ SITE LOCALIZER Shkruhen me vizë lidhëse në mes: | Oct 5, 2003 |
emërtimet e përbëra të njësive të matjes:
ditë-njeri, ditë-punë, gram-molekulë, kalë-fuqi, kuaj-fuqi, kilovat-orë, orë-makinë, orë-normë, orë-njeri, ton-kilometër, vit-dritë etj.
Kështu shkruhen edhe emërtimet e përbëra të njësive të ndryshme të klasifikimit: grup-kulturë, grup-mallra, grup-moshë etj. | | | Monika Coulson Local time: 07:43 Μέλος από 2001 Αγγλικά σε Αλβανικά + ... ΞΕΚΙΝΗΣΕ ΤΟ ΘΕΜΑ SITE LOCALIZER Shkruhen me vizë lidhëse në mes: | Oct 5, 2003 |
emërtimet jo të thjeshta me lidhje këpujore plotësuese ose me lidhje përcaktore-ndajshtimore ndërmjet pjesëve përbërëse të tyre:
bar-bufe, bar-lulishte, hotel-restorant, kafe-restorant, miniera e hekur-nikelit, (trajta) përsore-vetvetore, postë-telegraf-telefon etj.;
dhomë-muze, shtëpi-muze, qytet-muze, qytet-hero, dyqan-shtëpi, hotel-pension, vagon-cisternë, vagon-restorant, vinç-kullë, vinç-urë, sëpatë-daltë, organizatë-bazë, (punimet e) shpi... See more emërtimet jo të thjeshta me lidhje këpujore plotësuese ose me lidhje përcaktore-ndajshtimore ndërmjet pjesëve përbërëse të tyre:
bar-bufe, bar-lulishte, hotel-restorant, kafe-restorant, miniera e hekur-nikelit, (trajta) përsore-vetvetore, postë-telegraf-telefon etj.;
dhomë-muze, shtëpi-muze, qytet-muze, qytet-hero, dyqan-shtëpi, hotel-pension, vagon-cisternë, vagon-restorant, vinç-kullë, vinç-urë, sëpatë-daltë, organizatë-bazë, (punimet e) shpim-kërkimit, (brigada e) shpim-shfrytëzimit, të shpim-vlerësimit, plan-detyrë, qen-ujk etj. ▲ Collapse | |
|
|
Monika Coulson Local time: 07:43 Μέλος από 2001 Αγγλικά σε Αλβανικά + ... ΞΕΚΙΝΗΣΕ ΤΟ ΘΕΜΑ SITE LOCALIZER Shkruhen me vizë lidhëse në mes: | Oct 5, 2003 |
formimet terminologjike të tipit:
(raketa) ajër-ajër, ajër-tokë; tokë-ajër, tokë-tokë etj. | | | Monika Coulson Local time: 07:43 Μέλος από 2001 Αγγλικά σε Αλβανικά + ... ΞΕΚΙΝΗΣΕ ΤΟ ΘΕΜΑ SITE LOCALIZER Shkruhen me vizë lidhëse në mes: | Apr 23, 2004 |
Shkruhen me vizë lidhëse në mes formimet e tjera jo të thjeshta, kryesisht mbiemërore, pjesët e të cilave kanë midis tyre lidhje këpujore që shprehin marrëdhënie plotësuese ose të ndërsjellta:
agraro-industrial, analitiko-sintetik, bujqësor-industrial, ekonomiko-shoqëror, historiko-gjeografik, politiko-kulturor, politiko-shoqëror, tekniko-material, ushtarako-politik etj.;
afro-aziatik, anglo-amerikan, austro-hungarez, balto-sllav, franko-gjerman, greko... See more Shkruhen me vizë lidhëse në mes formimet e tjera jo të thjeshta, kryesisht mbiemërore, pjesët e të cilave kanë midis tyre lidhje këpujore që shprehin marrëdhënie plotësuese ose të ndërsjellta:
agraro-industrial, analitiko-sintetik, bujqësor-industrial, ekonomiko-shoqëror, historiko-gjeografik, politiko-kulturor, politiko-shoqëror, tekniko-material, ushtarako-politik etj.;
afro-aziatik, anglo-amerikan, austro-hungarez, balto-sllav, franko-gjerman, greko-romak, shqiptaro-grek, trako-ilir etj.*;
fjalor frëngjisht-shqip, fjalor latinisht-shqip, fjalor shqip-rusisht-frëngjisht etj.
Po kështu shkruhen: maksizëm-leninizëm, marksist-leninist, marksiste-leniniste.
*Kur formimet e këtij tipi shënojnë njësi etnike ose gjuhësore të ngulitura historikisht, shkruhen pa vizë në mes, si një fjalë e vetme: anglosakson, (gjuhët) indoevropiane, istrorumanishtja, retoromanishtja, serbokroatishtja etj. ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 07:43 Μέλος από 2001 Αγγλικά σε Αλβανικά + ... ΞΕΚΙΝΗΣΕ ΤΟ ΘΕΜΑ SITE LOCALIZER Shkruhet me vizë lidhëze pjesëza ish- | May 31, 2006 |
Shkruhet me vizë lidhëze pjesëza ish- përpara emërtimeve të ndryshme:
ish-drejtor, ish-komandant, ish-komisar, ish-kryeqytet, ish-ministër etj. | | | Monika Coulson Local time: 07:43 Μέλος από 2001 Αγγλικά σε Αλβανικά + ... ΞΕΚΙΝΗΣΕ ΤΟ ΘΕΜΑ SITE LOCALIZER Shkruhen me vizë lidhëze në mes emërtimet e përbëra të pikave të horizontit | May 31, 2006 |
Shkruhen me vizë lidhëze në mes emërtimet e përbëra të pikave të horizontit, të formuara prej një fjale të thjeshtë dhe prej një fjale të përbërë:
jug-juglindje, jug-jugperëndim, lindje-verilindje, perëndim-jugperëndim, veri-verilindje etj. | | | Δεν έχει οριστεί συντονιστής ειδικά για αυτό το φόρουμ. Για την αναφορά παράβασης κανόνων ή αναζήτηση βοήθειας, παρακαλούμε επικοινωνήστε με το προσωπικό του ιστοτόπου » Çështje gramatikore: Shkrimi i fjalëve me vizë lidhëse në mes Trados Studio 2022 Freelance | The leading translation software used by over 270,000 translators.
Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop
and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.
More info » |
| Wordfast Pro | Translation Memory Software for Any Platform
Exclusive discount for ProZ.com users!
Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value
Buy now! » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |